Maqedoni
Ligji për ndërtimet pa leje kaloi në REKRR, Boçvarski: Ministria do t'i shqyrtojë vërejtjet
27.08.2021 13:48
Ligji për Ndërtimet pa Leje, kaloi në Regjistrin e vetëm elektronik Kombëtar të Rregulloreve dhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve...

Ligji për Ndërtimet pa Leje, kaloi në Regjistrin e vetëm elektronik Kombëtar të Rregulloreve dhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve do të shqyrtojë vërejtjet në ditët në vijim. Ministri Boçvarski thotë se ka vend për diskutim si në Qeveri ashtu edhe në Parlament. Edhe qytetarët dhe shoqatat civile kanë paraqitur vërejtje për Draft-tekstin, edhe në pjesën e ligjit që i referohet zonave të mbrojtura. Ai tha se për to, po veprojnë me kujdes.
“Ky është një ligj për të cilin ne konsultohemi përmes një procedure transparente. Ai kaloi procedurën në REKRR, u dhanë vërejtje të caktuara të cilat do të shqyrtohen në Ministri në ditët në vijim, pas së cilës ne do ta dorëzojmë ligjin në Qeveri dhe kur të kemi tekstin përfundimtar, do ta paraqesim në Parlament. Ka pasur vërejtje nga qytetarët dhe shoqatat civile dhe ne tashmë po i përfshijmë disa prej tyre, duke pasur parasysh se ky ligj është diskutuar për një kohë të gjatë. Në fushën e zonave të mbrojtura, ne kemi një qasje më të kujdesshme, të cilën besoj se pas miratimit të draft versionit përfundimtar, që do të shkojë në Parlament, do të kemi mundësinë të informojmë publikun për tekstin përfundimtar.”,- deklaroi ministri i transportit dhe lidhjeve, Bllagoj Boçvarski.
