Maqedoni
KShZ: 5164 persona janë kontrolluar në Listën Zgjedhore
27.08.2021 15:24
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njofton se deri ditën e enjte, Listën Zgjedhore e kanë kontrolluar gjithsej 5 mijë e 164 qytetarë.....
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njofton se deri ditën e enjte, Listën Zgjedhore e kanë kontrolluar gjithsej 5 mijë e 164 qytetarë. Sipas KSHZ-së, janë iniciuar 11 kërkesa për regjistrim, 12 kërkesa për fshirje të të dhënave dhe 4 kërkesa për ndryshim të të dhënave në Listën Zgjedhore. Deri në KShZ në e-mail adresën [email protected] janë dorëzuar gjithsej 17 kërkesa.
Procedura për mbikëqyrje publike në Listën Zgjedhore për zgjedhjet lokale, të caktuara për më 17 tetor, do të zgjasë deri më 9 shtator. Mbikëqyrje publike mund të bëjnë në njësitë territoriale dhe zyrat e KSHZ-së, si dhe në mënyrë elektronike, përmes ueb faqes së Komisionit. Në ndërkohë, deri më 30 gusht zgjat mbledhja e nënshkrimeve të kandidatëve të pavarur për kryetar komunash dhe listave të këshilltarëve.
