Ministria e Shëndetësisë: 89% e të hospitalizuarve janë të pavaksinuar
83 për qind e rasteve të reja me virusin Korona dhe 89 për qind e të hospitalizuarve janë të pa-vaksinuar....

83 për qind e rasteve të reja me virusin Korona dhe 89 për qind e të hospitalizuarve janë të pa-vaksinuar, tregon analiza e fundit e Ministrisë së Shëndetësisë për një periudhë trejavore.
Nga 6 deri më 26 gusht, 17. mijë e 20 qytetarë në vend kanë rezultuar pozitiv, prej tyre 17 për qind apo 2 mijë e 924 persona kanë qenë plotësisht të vaksinuar. E gjithë pjesa tjetër e të infektuarve të rinj, saktësisht 14 mijë e 96 qytetarë, kanë qenë të pa-vaksinuar. E lartë edhe përqindja e të hospitalizuarve të pavaksinuar që këto tre javë shënon 89 për qind. Vetëm 11 për qind e pacientëve të hospitalizuar kanë qenë plotësisht të vaksinuar. Edhe vdekshmëria tek personat e pavaksinuar është në mënyrë drastike e lartë, thonë analizat.
Për tre javë në vend u regjistruan 276 fatalitete Covid, prej të cilëve 246 qytetarë që humbën jetën nuk ishin të vaksinuar. Rritje e shpejtë e infektimeve vërehet mes periudhës 15 deri 22 gusht. Në vetëm një javë janë regjistruar edhe ri-infektim për herë të dytë me Covid-19, të 54 personave.
