Maqedoni

Mehmedoviq: Mësimi me prani fizike, rrit numrin e infektimeve

27.08.2021 16:22

Mesimi me prezenc fizike mundë të rritë numrin e të infektuarve në vend theksoi mjeku Zlate Mehmedoviq....

Mësimi me prezencë fizike mund të rrit numrin e të infektuarve në vend, theksoi mjeku, Zlate Mehmedoviq. Edhe pse Ministria e Shëndetësisë ka  informuar se vala e virusit ka arritur kulmin e saj, sipas tij, është ende herët të konstatohet një gjë e tillë. 
 
“Ne periudhën e ardhshme mund të kemi shumë faktorë që do të  përkeqësojnë gjendjen epidemiologjike. Mendoj sidomos që fëmijët tani do të fillojnë shkollën me prezencë fizike dhe transmetimi i virusit do të rritet dhe do të kemi një numër të madh të të infektuarve mes fëmijëve dhe të rriturve, sepse fëmijët e bartin virusin në shtëpi. Dhe duke u bazuar në shumë faktorë, nuk mund të themi se virusi e ka arritur kulmin dhe tani numri i të infektuarve do të zvogëlohet.”,- tha mjeku, Zlate Mehmedoviq.
 
Mehmedoviq: “Delta”, deri tek komplikimet e mushkërive të bardha
 
Ndërsa 2/3 e të infektuarve me virusin Korona kanë qenë të infektuar me llojin “Delta”, mjeku Mehmedoviq thotë se është shumë vështirë të bëhen dallimet mes Covidit, Deltës apo ftohjes, sepse kanë pothuajse të njëjtat simptoma.  
 
“Edhe Kovidi jep të njëjtat simptoma dhe vështirë të dallohet nga viruset e tjera. Te Kovidi është një problem sepse menjëherë pasqyra e gjakut përkeqësohet dhe shumë lehtë vjen deri tek komplikimet e mushkërive të bardha. Të vetmet dallime që mund të bëhen mes Covidit dhe që shkakton Delta ose ftohja është dhimbja e gjoksit si dhe frymëmarrja e rënduar dhe atëherë ne duhet të jemi të vetëdijshëm se bëhet fjalë për diçka më serioze dhe nuk është thjeshtë një ftohje apo virus sezonal.”,- tha Mehmedoviq. 
 
Mehmedoviq tha se vaksinimi mbron nga ky virus, por, sipas tij, duke u bazuar në qëndrimet zyrtare, ende nuk është e definuar se sa zgjat imuniteti nga vaksina. Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 11.883 qytetarë, 7.625 prej të cilëve kanë pranuar dozën e parë, ndërkaq numri i personave të vaksinuar në vendin tonë shkon në 703.557 persona.


REJHANE BUSHI METAJ