Maqedoni

Regjistrimi dhe zgjedhjet, Filipçe: Nëse respektohen protokollet, nuk ka probleme

27.08.2021 17:24

Nëse respektohen protokollet e konfirmuara nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse...

Nëse respektohen protokollet e konfirmuara nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse nuk do të ketë asnjë problem në mbajtjen e regjistrimit dhe zgjedhjeve, thotë ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe. Shton se në bazë të situatës epidemiologjike do të vendoset se çfarë masash do të ndërmerren në muajt e ardhshëm kur do të zhvillohet procesi i regjistrimit, por edhe zgjedhjet lokale.
 
“Ne vitin e kaluar dhamë rekomandime që të mos ketë tubime të mëdha dhe nuk ka pasur dhe ajo që është e rëndësishme është që të gjithë, edhe partitë politike, duhet të dinë se ka rekomandime se si organizohen tubimet. Dhe edhe tani ka rekomandime të përgjithshme për organizimin e tubimeve ose ngjarjeve në të hapur dhe në ambiente të mbyllura - sa i madh duhet të jetë kapaciteti i zënë nga ai që është në dispozicion, distanca që duhet mbajtur e kështu me radhë, dhe në kuadër të mbajtjes së ngjarjeve sipas protokolleve ne nuk shohim problem, gjithnjë ne kemi problem kur protokollet nuk respektohen.”,- deklaroi ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.