Maqedoni
Situata në Kabul, Dujovski: Pa paqe të qëndrueshme, terroristët marrin krahë
27.08.2021 18:15
Sulmi i fundit në Kabul është tregues se situata në Afganistan është drejtë eskalimit,...

Sulmi i fundit në Kabul është tregues se situata në Afganistan është drejtë eskalimit, tejet serioze dhe e paparashikueshme. Kështu vlerëson dekani i Fakultetit të Sigurisë, Nikolla Dujovski, sipas të cilit, sulmet terroriste kamikaze mund të përsëriten në rast se SHBA nuk u kundërpërgjigjet në kohë këtyre grupeve.
“Është fakt se atje ka grupe të shumta terroriste të cilat nuk është patjetër që të jenë të lidhura njëra me tjetrën, por me siguri ka mbetje të ndryshme të ISIS-it ose grupe tjera terroriste të cilët kanë fuqi të shkaktojnë akte terroriste. Vlerësojë se Bashkësia Ndërkombëtare tani do të kthjellohet, do të zgjohet flas për amerikanët se nuk është aq e lehtë pas 20 vitesh të tërhiqen prej një vendi i cili mund të trajtohet si pikë kritike rajonale ku mund të priten sulme të tilla terroriste dhe të veprohet.”,- tha dekani i fakultetit të sigurisë, Nikolla Dujovski.
Rreziku nga emigrimi ilegal, Dujovski: Për momentin RMV është zonë e sigurt
Vendet e rajonit janë në frikë nga fluksi i ri i emigrantëve që mund të vërshojnë kufijtë e tyre. Bullgaria me rreth 700 ushtarë përforcoi kufijtë me Greqinë dhe Turqinë. Edhe shtete të tjera refuzojnë të marrin refugjatët afganë. Në një situatë të tillë, a është vendi ynë në rrezik të përjetojë valë të shtuar migrantësh ilegalë?
“Tani për tani ne jemi në zonë të sigurt, sepse ende kemi gjendje krize në kufirin jugor-verior, sepse policia dhe armata janë të zgjuar dhe sepse të paktën pjesërisht ende është në fuqi Marrëveshja mes BE-së dhe Turqisë për mbajtjen e emigrantëve në Turqi. Supozojë se me mjete të mjaftueshme financiare, Europa do të tentojë të ndalojë ose ngadalësojë valën e re të refugjatëve e cila i kërcënohet Europës.”,- tha dekani i fakultetit të sigurisë, Nikolla Dujovski.
Dujovskit vlerëson se strehimi i civilëve afganë nuk paraqet rrezik për vendin, pasi ata do të jetë nën vëzhgimin e institucioneve tona dhe paraprakisht do të jenë të kontrolluara para se të arrijnë këtu. Thotë se vendi mund t’i rezistojë misionit humanitar me afganët.
REXHEP QAMILI
