Maqedoni

Kamçev ofron 1.7 milion euro për t’u mbrojtur nga arresti shtëpiak

27.08.2021 18:41

Biznesmeni, Orce Kamçev, i pandehuri i pestë në rastin "Parcella në Vodno"...

Biznesmeni, Orce Kamçev, i pandehuri i pestë në rastin "Parcella në Vodno", për herë të dytë paraqiti një garanci me vlerë 1.7 milion euro në prona të patundshme dhe rreth 200.000 euro para në dorë për t'u mbrojtur nga arresti shtëpiak, por prokurorja publike, Lile Stefanova, menjëherë dha një opinion negativ. Kjo u njoftua nga avokati mbrojtës i të akuzuarit, Elenko Milanov, i cili theksoi se tani i takon Këshillit Penal të vendosë nëse do të pranojë garancinë.
 
“Jordan Kamçev është i dyshuari i pestë dhe i vetmi që është në paraburgim. Mjekësia dhe ekspertiza gjithashtu flasin për gjendjen e rëndë dhe të rrezikshme dhe një garanci është paraqitur në pasuri të patundshme prej 1.7 milion euro dhe 200.000 euro para të gatshme. Unë mendoj se garancia duhet të pranohet, sepse shuma tejkalon të gjithë dëmin financiar prej 1.3 milion euro për të cilat Prokuroria po ndjek penalisht klientin tim.”,- deklaroi avokati mbrojtës i Kamçevit, Elenko Milanov.
 
Jordan (Orce) Kamçev është njëri prej të dyshuarve në rastin “Perandoria”, por edhe për rastin “Parcela në Vodno”, ndërsa në opinion njihet si njeriu më i afërt i ish-Drejtorit për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov. Në rastin “Parcela në Vodno” i dyshuari i parë është ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, për të cilin hetimi ka treguar se me para të partisë ka blerë pronë në vlerë prej 1,3 milionë euro. Biznesmeni i afërt me Gruevskin, pronar i shumë kompanive gjigande në Maqedoni, është i dyshuar edhe në procesin gjyqësor “Perandoria”, ku hetohet për krim financiar, konkretisht për pastrim parash përmes kompanive në Maqedoni dhe kompanive off-shore të regjistruara në vende të huaja.
 
FARIJE DAUTI BAKIJU