Maqedoni
Covid 19, 36 viktima, 1.037 raste të reja, 534 të shëruar
27.08.2021 19:00
Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 6.654 testime janë regjistruar 1.037 raste të reja me Covid19....

Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 6.654 testime janë regjistruar 1.037 raste të reja me Covid19.
Me numër më të madh infektimesh ktyesojnë Shkupi me 386 dhe Tetova me 110, ndërkohe që qytetet e tjera kanë numra dyshifrore ku Gostivari ka 73 të infektuar, Kumanova 60, Strumica 57, Struga 50, Kërçova 43, Ohri 35, Dibra 32, Prilepi, Velesi dhe Kavadarci nga 21 të infektuar, Sveti Nikole 18, Manastiri 17, Shtipi 14, Gjevgjelia, Radovishi dhe Valandova nga 9 secila, Koçani 8, Negotina dhe Probistipi nga 7, Resnja dhe Kriva Pallanka nga 6, Dellçeva dhe Kratova nga 5 secila. Krusheva 4, Makedonski Brod 2 dhe me nga një të infektuar janë Berova dhe Bogdanci.
Ministria e Shëndetësisë gjithashtu njofton se 36 persona nuk arritën ti mbijetojnë virusit. 11 prej tyre janë nga Shkupi, 8 nga Tetova, Kërçova dhe Strumica kanë nga 3 persona secila, 2 persona të vdekur secili nga Kumanova dhe Struga dhe më pas nga një person prej Gostivari, Reseni, Dibre, Koçani, Velesi, Valandova dhe Makedonski Brod. Nga të vdekurit, 35 vdiqën në spital dhe një në shtëpi.
Ndërkohë regjstrohen 534 pacinetë të shëruar. Deri më tani, gjithsej 1.137.629 teste të Covid19 janë kryer në vend. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 173.689, numri i pacientëve të shëruar është 154.174, numri i vdekjeve është 5.818, dhe numri i rasteve aktive është 13.697.
