Maqedoni
Aktivistët e Strugës këmbëngulin që të mirren masa për deponitë e egra
28.08.2021 13:54
Aktivistët e Strugës vazhdojnë të kërkojnë një zgjidhje të problemit të deponive në rajon...

Dy deponitë, njëra në qytetin e Strugës, tjetra në Bukovë, ndotin Liqenin e Ohrit dhe mbyllja e tyre është një nga rekomandimet për ruajtjen e statusit të UNESCO -s.
Aktivistët thonë se ideja e ndërtimit të një deponie moderne në rajonin jugperëndimor të vendit ka ngecur prej vitesh. Nuk është në plan asnjë vend, pasi edhe fshati Godivje në Debërcë që ishte si opsion, pas protestave të banorëve, ra poshtë ideja.
“Në ligjin tonë, në legjislacionin tonë, ekzistenca e deponive të tilla jo standarde është e ndaluar. Ne nuk po flasim për mirëmbajtje këtu, këto deponi janë jo standarde, të paligjshme, janë vendosur në kundërshtim me të gjitha rregulloret për deponitë dhe nuk duhet të ekzistojnë”, u shpreh avokati dhe aktivisti nga Struga, Gligor Qatoski.
Këtë verë situata është alarmante në Bukovë, deponia digjet çdo ditë dhe ndot ambientin. Avokatët nga Struga gjithashtu ofruan ndihmë për banorët, të cilët organizuan protesta, për të kërkuar drejtësi përmes procedurave gjyqësore.
“Të mirren masa dhe hapa në mënyrë ligjore, në stilin që bëmë me deponinë e Strugës. Të ndërmirren veprimet e duhura ligjore për t'i kërkuar shtetit që të përmbushë detyrimet e tij në përputhje me ligjin për menaxhimin e mbeturinave dhe ligjin për mjedisin", theksoi Qatoski.
Ndërkohë, procedura gjyqësore për deponinë e Strugës është duke u zhvilluar pas padisë së parë civile të ngritur nga Shoqata e Juristëve të Rinj, kundër Ministrisë së Mjedisit, Komunës së Strugës dhe Ndërmarrjes publike komunale Strugë.
ILMIJE ZHAKU
