Maqedoni

Vaksinimi anti kovid, festa fetare mbylli punktet e vaksinimit

28.08.2021 14:17

Për shkak të festës fetare “Shën Mëria” të gjitha punket e vaksinimit në kryeqytet nuk punojnë...

Qytetarët të cilët nuk ishin të informuar erdhën deri në pikat për vaksinim, por hasën në derë të mbyllur. 
 
“Erdhëm duke menduar se është hapur, por po e shohim se është zbrazët dhe e mbyllur për shkak të festës”
 
“Po, do të presim për vaksinim”, shprehen qytetaret.
 
Jankullovski, të hapet punkt vaksinimi në kampusin universitarë
 
Në kaudër të përgaditjeve për vitin e ri akademik nga universiteti Shën Kirili dhe Metodi në Shkup kanë kërkuar nga Minsitria e shëdnetësisë të hapet një punkt vaksinimi për studentët në kampusin e këtij universiteti.
 
“Kemi kërkuar nga qeveria dhe misnitria e shëndetësisë të hapet punkt vaksinimi në kampusin tonë me çka më lehtë do të realizohej procesi i vakcinimit të studentëve dhe profesorëve të cilët deri tani nuk janë vakcinuar. Të lehtësohet ky proces që numër sa më i madh i studentëve të vakcinohen në këtë periudhë gusht shtatorë, para fillimit të ligjëratave. Poashtu kemi kërkuar nga qeveria dhe komisioni për sëmundje infektive që të përpiulohen proptokole për arsimin e lartë që janë të nevojshme dhe që do të jenë në përputhje me vendimet e qeverisë dhe rregulloren tonë”, theksoi rektori i Universitetit Shën Kirili dhe Metodi-Shkup, Nikolla Jankullovski. 
 
Rektori jankullovski njëherit thekson se në disa fakultetete është e patjetërsueshme prezenca fizike e studentëve. Me prezencë fizike është paraparë të fillojë edhe viti shkollorë nëa rsimin filllorë dhe të mesëm, ku poashtu janë paraparë protokole shëndetësore.
 
Autoritetet shëndetësore kanë apeluar që në rrethana kur vendi po përballet me numër të lartë invektimesh dhe të vdekurish brenda 24 orëve, arsimorët, prindët dhe të gjithë qytetarët tjerë të vaksinohen sa më parë. 
 
Nga ministria e shëndetsisë thonë se Maqedonia e Veriut është lider në rajon për numrin e qytetarëve të cilët janë vaksinuar me së paku një dozë të vaksinës gjatë një muaji e gjysmë. Sipas të dhënave të fundit, gjatë periudhës prej 5 korrikut deri më 24 gusht, numri i së paku një doze të aplikuar në 100 banorë është rritur për 14%, që është rritja më e lartë nëse krahasohet me shtetet e rajonit.
 
Në të njëjtën periudhe, pas Maqedonisë së Veriut vjen Kosova me 10.64, Shqipëria dhe Greqia 8.61% dhe Mali i Zi 8.04%. Rritje ka edhe në Bosnjë me 7.95, ndërsa në Slloveni është 6.9. Përparim më të vogël ka Serbia, përkatësisht 2.49%, dhe Bullgaria me vetëm 1.66%. 
 
MASh, RMV lidere në rajon për vaksinimin me një dozë
 
Nga Ministria e Shëndetsisë inkurajojnë qytetarët që të vazhdojnë me vaksinimin për shkak se është mbrojtje e vetme ndaj virusit korona.
 
“Rritja e numrit të të infektuarve do të thotë mbrojtje më e madhe kolektive, ulje të mundësisë që virusi të shpërndahet dhe të pësojë mutacion. Vaksinat janë të sigurta,  dhe paraqesin parandalim nga forma e rëndë e sëmundjes, hospitalizim dhe vdekje”, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
 
ERSAN PAJAZITI