Maqedoni
Zaev dhe Cipras, nderohen me çmimin për paqe të Vestfalisë
28.08.2021 15:38
Kryeministrit Zoran Zaev dhe ish kryeministrit grek, Aleksis Cipras në Minster...

Kryeministrit Zoran Zaev dhe ish kryeministrit grek, Aleksis Cipras në Minster, iu nda Çmimi ndërkombëtar për paqe i Vestfalisë për vitin 2020.
Ata u nderuan me këtë çmim për nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës që i dha fund kontestit prej tre dekadash mes Shkupit dhe Athinës. Nuk ishte e lehtë por ia dolëm duke pasur parasyshë ardhmërinë dhe miqësinë mes dy vendeve u shprehën me këtë rast Zaev dhe Cipras.
“Ardhmëria ishte ide udhëheqëse gjatë tërë procesit. Të dy palët i pranuan zgjidhjet e kompromisit, krijuam atmosferë që haptazi të flasim për të gjitha çështjet, madje edhe ku mendohej se ajo është e pamundur. Miqësia ishte e rëndësishme për të krijuar atmosferë që të bisedohet për të gjitha çështjet, edhe atëher kur dukej se nuk ka zgjidhje. Gajtë procesit e pamë se nuk biseduam për vija të kuqe por thamë se ato na kufizojnë. Ashtu punojnë miqt ndërtojnë ura e jo mure”, u shpreh kryeminsitri i RMV-së, Zoran Zaev.
“Qëllimi I marrveshjes së Ohrti është të zhvillojmë rrënjë të thella të bashkëpunimit në vetëdijen e dy popujve tanë dhe mardhënieve mes dy vendeve. Deshtpëm marrveshje me ndërmjetësim të Kombeve të Bashkuara që do të zgjasë dhe nuk do të rrëzohet në vështërsinë e parë. Marrveshje që nuk do ti zgjidh dallimet por do të na lidhë në partneritet të ri strategjik, duke evituar konfrontimet dhe duke pare nga përfitimet e përbashkëta”, theksoi ish kryeministri Aleksis Cipras.
Në ceremoninë solemne në Minster, çmimi u nda nga president i Letonisë, Egills Llevis si përfaqësues i tre shteteve baltike të cilët këtë çmim e kanë fituar në vitin 2019, ndërsa Zaev dhe Cipras e morën çmimin me një vit vonesë për shkak të pandemisë. Marrëveshja e Prespës u nënshkrua më 17 qershor 2018 në Prespë, me të cilin vendi mori edhe emër të ri kushtetues – Maqedonia e Veriut.
Me këtë marrëveshje u zgjidh kontesti mes dy vendeve, ndërsa Greqia e hoqi veton prej disa vjetësh që ia vuri vendit në procesin eurointegrues. Pas zgjidhjes së kontestit vendi u bë anëtare e plotfuqishme e NATO-s, ndërsa pot ë mos ishte vetoja bullgare BE ishte e gatshme të fillonte bisedimet me RMV-në.
GYLTENE SINANI
