Botë

Kosovë: 18 të vdekur 1891 të infektuar

28.08.2021 16:01

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë humbur jetën 18 persona ndërsa janë regjistrua...

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë humbur jetën 18 persona ndërsa janë regjistruar edhe 1.891 raste të reja me kovid 19.
 
Ky numër I të infektuarve ka rezultuar nga 13 mijë e 120 të testuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 1.483 pacientë, raste aktive janë 25.797, ndërsa mbi 1000 ndodhen në trajtim spitalorë.
 
Kjo ka detyruar Qeverinë e Kosovës që të ashpërsojë masat kufizuese.
 
Siç ka bërë të ditur minsitri I shëndetësisë Arben Vitia, që nga e diela të gjith personat që do të hyjnë në Kosovë, pavarësisht shtetësisë, duhet të ofrojnë dëshmi për vaksinim apo teste PCR dhe antigen ose në të kundërtën duhet të izolohen për shtatë ditë.
 
Poashtu viti i ri shkollor shtyhet për 13 shtator.