Botë
Gjermani: Vaksinohet mbi 60% e popullsisë
28.08.2021 16:33
Në gjermani është vaksinuar mbi 60% e popullsisë, ka bërë të ditur minsitria gjermane e shëdnetësisë...
Më shumë se 60% e njerëzve në Gjermani janë të vaksinuar plotësisht kundër Covid-19. Dozën e dytë të vaksinës e kanë marrë afërsisht 50 milionë persona në Gjermani, që do të thotë 60,1% e popullsisë. Kurse 65% ose 54 milionë persona janë vaksinuar të paktën një here, bën të ditur minsitria e shëndetësisë.
“Çdo vaksinë na ndihmon që ta kalojmë së bashku me shëndet të mirë vjeshtën dhe dimrin”, shkroi ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn në twitter.
Ndërkohë Komuniteti i inteligjencës në Shtetet e Bashkuara është i ndarë rreth origjinës së COVID-19, pasi për tre muaj kryen një hetim që e urdhëroi presidenti Joe Biden.
Komuniteti i inteligjencës tha se të gjitha agjencitë vlerësuan se dy hipoteza janë “të mundshme” – që ose virusi është përhapur në njerëz nga një kafshë e infektuar ose që virusi ka dalë nga një laborator kinez në Vuhan.
Dokumenti u publikua nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, që mbikëqyrë 17 agjenci dhe organizata të inteligjencës amerikane.
Komuniteti i inteligjencës tha se me qëllim që të ofrojë një shpjegim përfundimtar lidhur me origjinën e COVID-19, duhen më shumë informacione.
