Maqedoni
Koalicioni me opozitën shqiptare, Mickovski: Për të luftuar pa aftësinë dhe krimin
28.08.2021 17:33
Koalicioni mes VMRO-DPMNE-së me Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën do të fitojë pa aftësinë...

Koalicioni mes VMRO-DPMNE-së me Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën do të fitojë pa aftësinë dhe krimin e LSDM-së dhe BDI-së. Kështu u shpreh kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski, sipas të cilit VMRO-DPMNE dhe ASH-Alternativa do ta mbështesin njëra tjetrin që prej rrethit të parë në disa komuna.
Është rënë dakord që aty ku koalicioni Alternativa / Aleanca do të ketë kandidat, VMRO-DPMNE nuk do të kandidojë dhe anasjelltas.
“Pres që ky koalicion ti fiton ndasitë, pashpresën, krimin, korupcionin, jo aftësinë për të pasur strategji dhe vizion për zhvillimin e Maqedonisë dhe është moment historik për të gjithë qytetarët, pa dallim të përkatësisë etnike të tregojmë se me të vërtetë Maqedonia ka mundësi edhe me politikan të tjerë të cilët janë jashtë matricës së LSDM-së dhe BDI-së, se mundet ndryshe, se nuk duhet të humbet shpresa dhe se kohërat më të mira tani po vijnë”, u shpreh kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski.
BDI koalicioni ndryshim radikal i Gashit e Selës
Por BDI, koalicionin e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës me VMRO-DPMNE-në e quan “koalicioni 27”, pasi sipas tyre ky koalicion është bërë për interesa të ngushta partiake për shpëtim, pa marrë në konsideratë votuesit e tyre.
“Koalicioni “27” është çështje eksluzive e udhëheqësve të tre partive për interesa të ngushta individuale për shpëtim dhe aspak nuk i ka marrë në konsideratë votuesit e tyre. Asnjë votues i Alternativës dhe i Aleancës nuk është pyetur nëse është i lumtur dhe entuziast që të shkrihet, voton dhe të bën fushatë për VMRO DPMNE dhe anasjalltas. Nga reagimet publike , shihet që votuesit e tyre janë të shokuar me ndryshimin radikal ideologjik të Gashit dhe Selës”, thonë nga BDI.
LSDM: Mickovski është i frikësuar
Ndërsa sipas partisë së kryemisnitrit Zaev LSDM, koalicioni mes Mickovskit, Selës dhe Gashit do të përfundojë me humbje të thell në zgjedhjet lokale, pasi nuk kanë program dhe çfarë tu ofrojnë qytetarëve.
“I përballur me humbjen e shtatë me rradhë nga populli, Mickovski është i frikësuar deri në atë niveë që promovon koalicion me të njejtit ata që i quante tradhtar, ata që sipas VMRO-DPMNE-së nuk e pranojnë identitetin maqedonas dhe me të njejtin Sela të cilin VMRO me dhunë e tërheqën në Kuvend dhe i shkaktuan plagë të përgjakshme të rrezikshme për jetën më 27 prill”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
ERSAN PAJAZITI
