Maqedoni
Kandidimi i të pavarurve, Selimi: Sistemi favorizon partitë e mëdha
28.08.2021 18:06
Iniciativat qytetare dhe kandidatët e pavarur, kanë afat deri më 30 gusht...

Iniciativat qytetare dhe kandidatët e pavarur, kanë afat deri më 30 gusht, të mbledhin nënshkrimet e 2 % të votuesve në komunat ku garojnë, si kusht për t’u regjistruar për Zgjedhjet Lokale të tetorit.
Aktualisht një listë me përfaqësues të sektorit civil, garon për Tetovën me listëne këshilltarëve “Më mirë për Tetovën”, në Shkup janë listat “Qyteti Human i Gjelbër” dhe “Mundësi për Qendrën”.
Lista të tila të pavarura garojnë edhe në komuna të tjera. Por sa do të jenë në gjendje këta aktivistë qytetarë, të garojnë kundër kandidatëve të partive që tashmë me vite i kanë të krijuara strukturat e tyre për ciklet zgjedhore. Për analistët politik, të mundësh partitë, është sfidë e vështirë.
“Sitemi elektroal gjithsesi që favorzon partitë e mëdha dhe partitë të cilat veçmë janë të etabluara duke I shtuar këtu edhe kulturën klienteliste të një pjese të madhe të elektoratit tek ne kjo është në disfavor të këtyre iniciativave qytetare. Megjithatë kontributi kryesore dhe impakti më I madh që pres këto lista të japin është tek rritja e cilësisë së programeve zgjedhore të partive politike dhe do ti jap një shtys pozitive dhe do të risin kualitetin debatit politik mes listave zgjedhore dhe kryetarët”, u shpreh Sefer Selimi nga instituti “Democracy Lab”.
Kandidimi i të pavarurve, Arsovski: Trend pozitiv, forcon demokracinë
Por kandidimi i të pavarurve, gjithsesi që është tregues pozitiv për zhvillimin e demokracisë në vend. Analisti politik Petar Arsovski në këto iniciativa sheh një sfidë dobiprurëse ndaj pushtetit lokal të kontrolluar nga partitë.
“Zgjedhjet lokale janë mundësi dhe opsion i mirë që partitë e treta dhe iniciativat e shumta qytetare të provojnë fatin e tyre politik , sepse zgjidhen drejtpërdrejt nga votuesit dhe në këtë mënyrë e kanë më lehtë për të parë deri ku janë me trupin e tyre votues. Pikerish presioni i ikjes nga skena bipolare politike është arsyeja për prodhimin e iniciativave të shumta qytetare. Ky është një trend në gjithë Europën”, u shpreh analisti politik Petar Arsovski.
Mundësitë e të pavarurve për fitore, analistët: Më shumë shance kanë këshilltarët
Arsovski dhe Selimi ndajnë të njëjtin mendim se shanca më të mëdha kanë listat e pavarura të këshilltarëve se sa kandidatët e pavarur për kryetar.
“Listat e këshilltarëve të pavarur kanë më shumë shanca për të fituar në zgjedhjet lokale sepse ata zgjidhen me modelin proporcional, ndërsa kandidatët e pavarur të kryetarëve zgjidhen sipas modelit të shumicës dhe atje shancet janë shumë të vogëla për futur në rethin e dytë e jo më për të fituar”, u shpreh Arsovski.
“Duhet patur parasysh se ka qenë dhe është shumë vështirë dhe ka ndodhur shumë rallë që një kandidat i pavarur të ketë fituar për kryetar komune”, theksoi Selimi.
Arsovski dhe Selimi vlerësojnë se në zgjedhjet lokale 2021 do të mbizotërojë fushatë agresive, ku do të dominojnë edhe edhe temat nacionale dhe temat më të gjëra politike që ndoshta nuk kanë lidhje drejtëpërdrejt me problemet e pushtetit lokal, gje e cila sipas analistëve është formë e gabuar për të fituar zgjedhjet lokale.
REXHEP QAMILI
