Botë
Shqipëri: 3 të vdekur 905 të infektuar
28.08.2021 19:15
Varianti Delta ka përkeqësuar situatën e Covid-19 edhe në Shqipëri ku në 24 orët e fundit...

Varianti Delta ka përkeqësuar situatën e Covid-19 edhe në Shqipëri ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 905 të infektuar nga 4063 testime të kryera.
Siç bën të ditur ministria e shëndetësisë nga virusi korona në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 3 persona, ndërsa 347 janë shëruar.
Aktualisht në Shqipëri janë 8866 pacientë aktivë me Covid-19, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar shëndetësore.
