Masat anti kovid: Nga e hëna hyrja në RMV me vaksina ose teste
Në rrethana kur vendi po regjistron rreth njëmijë të infektuar nga kovid 19 dhe mbi 20 të vdekur në 24 orë...

Në rrethana kur vendi po regjistron rreth njëmijë të infektuar nga kovid 19 dhe mbi 20 të vdekur në 24 orë, autoritetet në vend dit më parë u detyruan të ndërmarrin disa masa kufizuese përfshi edhe vendimin që hy në fuqi nga nji shtatori, që të gjithë qytetarët të cilët do të hyjnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duhet të jenë të pajisur me certifikatën e vaksinimit COVID-19.
Siç është bërë e ditur, personat të cilët nuk e disponojnë certifikatën, duhet të kenë kryer testin PCR SARS-CoV-2, jo më vonë se 72 orë nga udhëtimi, ose testin e shpejtë antigen jo më vonë se 48 orë.
Shtetasit të cilët do të udhëtojnë tranzit për në Maqedoni, duhet të plotësojnë një deklaratë në vend Kalimet Kufitare. Njëherit autoritetet shëndetësore në vend vazhdojnë të apelojnë që qytetarët të vaksinohen sa më masovikisht, duke sqaruar se vaksinat janë të sigurta.
Edhe një studim i realizuar nga Universiteti i Floridas i publikuar ditë më parë, sugjeron fuqishëm se vaksinat mund të ndihmojnë edhe në mbrojtjen e grave shtatëzëna dhe foshnjeve, apo edhe nënat me foshnje të posa lindura.
Studimi në fjalë ka treguar se vaksinimi rezulton në një rritje të konsiderueshme të antitrupave kundër SARS-CoV-2 në qumështin e nënës.
Edhe nga ministria e Shëndetësisë e MAqedonisë së Veriut kanë thënë se të gjitha vaksinat janë të sigurtë si për kategoritë e tjera të qytetarëve, ashtu edhe për nënat gjidhënëse dhe se vaksinimi mbetet mbrojtje më e mirë nga pandemia.
GYLTENE SINANI
