Zgjedhjet lokale, Musliu: Emrat e kandidatëve kanë ndikim
Karakteristikë e zgjedhjeve lokale është se ato janë më gjithpërfshirëse se ato parlamentare në të cilat duhet të dominojnë temat...

Karakteristikë e zgjedhjeve lokale është se ato janë më gjithpërfshirëse se ato parlamentare në të cilat duhet të dominojnë temat të cilat prekin interesin e drejtpërdrejtë të qytetarit, vlerson analisti politik Albert Musliu.
Sipas tij veç programeve, rol në përzgjedhjen e kryetarëve të ardhshëm do të kenë edhe vetë emrat e kandidatëve.
“Gjithsesi se edhe emrat e përcaktojnë sepse flasim për zgjedhje lokale të cilat janë më gjithpërfshirëse se të gjitha zgjedhjet tjera. Përveç kandidatëve për kryetarë ne kemi me mijra kandidatë për këshilltarë në procesin zgjedhorë ashtuqë më gjithpërfshirëse se zgjedhjet lokale nuk ka zgjedhje, kjo është karakteristika e zgjedhjeve lokale. Ato duhet të koncentrohen në temat të cilat si të them si të deleguara të komunitetit i dijnë se janë me peshë për atë komunitet për atë lokalitet, mos të mirren me tema që nuk kanë të bëjnë as me punën e tyre të ardhshme, as si kryetarë komune por as si këshilltarë”, u shpreh analisti politik Albert Musliu.
Platformat zgjedhore, Musliu: Të përqëndrohen në problemet lokale
Gjatë fushatës Musliu nuk përjashton imponimin e temave që nuk kanë të bëjnë me zgjedhejt lokale e që sipas tij janë të gabuara.
“Partitë opozitare do të instistojnë edhe në tema që kanë të bëjnë me zgjedhjet parlamentare, tema të ashtuquajtura “të mëdha”, që sipas meje është gabim. Ka kaluar periudha kur në zgjedhje lokale është folur për tema që nuk kanë të bëjnë me pushtetin lokal, ndërsa partitë në pozitë do të institojnë vetëm për çështje lokale të bisedojnë veçanërisht ku ato mendojnë se kanë pasur pushtet të sukseshëm”, theksoi Musliu.
Musliu u apelon partive që në interes të qytetarëve të mundohen të koncentrohen në çështjet që kanë të bëjnë me komunitetin me lokalitetin në të cilin këkrojnë votë edhe për problemet reale që ka komuna e ku pushteti lokal është i arutorizuar të veprojë.
NAIM RAMADANI
