Maqedoni

RMV: Nis ndërtimi i transmetuesit Manastir-Elbasan

29.08.2021 18:05

Fillon me ndërtim trafostacioni në Ohër, i cili në hyrje dhe dalje do të jetë i lidhur me linjën e re të transmetimit...

Fillon me ndërtim trafostacioni në Ohër, i cili në hyrje dhe dalje do të jetë i lidhur me linjën e re të transmetimit të interkonencionit 400 voltësh Manastir- Elbasan. Investimi kap shifrën e 50 milion eurove, I cili është I financuar me grant në vlerë prej 12 milion eurosh nga VPIF dhe 37 milion euro kredi nga Banka Evropiane.

“Trafostacioni ka hyrje dhe dalje 400 kilovoltëshe, si dhe tre dalje 110 kilovoltëshe në drejtim të Ohrit, Strugës dhe Resnjës. Kontrata është nënshkruar në janar të vitit 2020 me kompaninë kroate Konçar, e cila është përzgjedhur në tender ndërkombëtar dhe parashikohet të mbarojë në prill të vitit 2023”, u shpreh drejtori i MEPSO-s, Kushtrim Ramadani.
                           
“Ky interkonekcion është rruga më e mirë për komunikim mes sistemeve tona, që deri më tani nuk kanë qenë të lidhura. Prandaj, edhe vendet tona nuk kanë mundur të kenë shkëmbim të energjisë elektrike. Si dy vende në zhvillim dhe ide për ti plotësuar standardet e BE-së do të vazhdojmë me shkëmbimin e informacioneve sa I përket energjisë eletrike”,
theksoi drejtori i OST-së, Skerdi Drenova.

Ky projekt është me rëndësi të madhe jo vetëm për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, po për të gjithë rajonin thonë nga qeveria. Me këtë projekt do të finalizohet korridori 8 energjetik.

“Maqedonia e Veriut ka pesë interkonekcione me nivel prej 400 kilovoltësh. Dy lidhje me Greqinë dhe nga një me Serbinë, Kosovën dhe Bullgarinë. Me lidhjen e sistemeve të përçuesve energjetik të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë e rrumbullaksojmë procesin e lidhjes së vendit tonë me sistemet e përçuesve të energjisë elektrike me të gjitha vendet fqinje”, u shpreh kryeministri Zoran Zaev.

“Kjo me siguri që do të ndikojë në rritjen e sigurisë të furnizimit me energji elektrike jo vetëm në Maqedoni të Veriut, por edhe në Shqipëri, por njëkohësisht do ti japi edhe mundësi shtesë për të gjithë tregtarët me energji elektrike që të krijojnë çmime konkuruese”, theksoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.                                                                                               

Njëherit u theksua se ky projekt Maqedonisë së Veriut i jep rol kyç në lidhjen energjetike të vendeve të rajonit.

ERSAN PAJAZITI