Botë

Kosovë: 36 të vdekur 1630 të infektuar

29.08.2021 18:26

Në Kosovë virusi korona ka sjellur edhe një rekord të zi...

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën edhe 36 kovid pacientë.

Siç bën të ditur Ministria e Shëndetësisë, nga 11.017 testime, 1.630 qytetarë kanë rezultuar pozitiv, 36 e kanë humbur jetën, ndërsa janë shëruar 816 qytetarë.

Numri i rasteve aktive në Kosovë aktualisht është 26.575 persona 1.139 prej të cilëve ndodhen në trajtim spitalor.

Për shkat të shifrave të larta me kovid 19, qeveria e Kosovës ka vendosur masa të reja kufizuese, përfshi edhe nevojën për dëshmi për vaksinim, apo test për të gjitha ata që dëshirojnë të hyjnë në Kosovë.