Maqedoni

Vakte ushqimore për studentët, MASh: Forcojmë standardin e studentëve

29.08.2021 18:47

Studentët e rregullt nga të gjitha universitetet në vend do të mund të përfitojnë një vakt studentor të subvencionuar...

Studentët e rregullt nga të gjitha universitetet në vend do të mund të përfitojnë një vakt studentor të subvencionuar në vlerë prej 2,400 denarë nga Ministria e arsimit dhe shkencës.

Mbështetja finciare parashikohet tu jepet 40 mijë studentëve, në vlerë të përgjithshme prej 15 milionë euro në vit, thonë nga MASH duke shtuar se kjo masë është një nga segmentet e politikave me të cilët forcohet standardin i të rinjve.

“Sipas përllogaritjeve, me këtë zgjidhje sistematike  , do të përfshihen 40 mijë studentë, për të cilët në nivel vjetor do të sigurohen 15 milionë euro. Afati i aplikimit për vitin  vijues është deri më 31 gusht 2021. Për kandidatët që do të fitojnë statusin e studentit në vitin akademik 2021/2022 dhe të cilët nuk e kanë regjistruar semestrin veror, afati  për aplikim është prej më 1 deri më 31 tetor 2021”, thuhet ne kumtesen e Ministrisë së arsimit dhe shkencës.

Studentët: Mirëpresim subvencionet po nuk janë të mjaftueshme

Por Eren Ali, student nga Kumanova thotë se këto mjete nuk janë të majftueshme sepse shpenzimet shkojnë deri në 150 euro në muaj.

“Nëse shkojmë në mënyrë javore, një student brenda qytetit të Shkupit apo edhe të qyteteve tjera harxhon diku 1 mijë denarë për një javë. Sepse qyteti nuk është i lire dhe gjëra nuk shkojn aq lire, prej 120 denarëve që MASH ka paraparë ti duhet të shkosh në një furrë apo në një vend ku duhet t’i blesh ushqimet më të lira”, thekson student Eren Ali.

Për shfrytëzim të subvencionepe për vaktet studentore,  kanë të drejtë aplikimi të gjithë studentët që janë shtetas të Maqedonisë së Veriut, që nuk kanë marrëdhënie të rregullt pune, nuk janë të regjistruar si bujq individual dhe nuk kanë të ardhura mujore më të mëdha se rroga minimale.

ZEKIRIJA MEXHITI