ShBA: Regjistrohen 3124 të vdekur nga kovid 19
Në SHBA në 24 orët e fundit janë regjistruar 3 mijë e 124 të vdekur nga kovid 19...

Në SHBA në 24 orët e fundit janë regjistruar 3 mijë e 124 të vdekur nga kovid 19, duke e rritur numrin e përgjithshëm të viktimave në SHBA në 636 mijë e 733 persona.
Sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins”, numri i personave të infektuar nga virusi ka tejkaluar 38,7 milionë.
Me mbi 4,3 milionë raste, Kalifornia renditet e para në vend, e pasuar nga Teksasi me mbi 3,5 milionë dhe Florida me mbi 3,2 milionë.
Gjithashtu, me 65 629 vdekje, Kalifornia renditet e para në SHBA për sa i përket numrit më të lartë të viktimave nga COVID-19 dhe ndiqet nga Teksasi me 56 345 vdekje dhe Nju-Jorku me 54 152 vdekje.
Sipas të dhënave nga Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, 73 për qind e popullatës së rritur ka marrë të paktën një dozë të vaksinës.
Për shkak të numrit të madh të rasteve të reja, Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi, Izraeli dhe SHBA-të sërish janë vendosur në ‘listën e zezë’, përkatësisht do të ketë kufizime për udhëtime në BE nga qytetarët e këtyre vendeve.
