Maqedoni

Parashikimi i motit

30.08.2021 09:01

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm.

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm me diell me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi perëndimor dhe drejtimi veriperëndimor e cila përgjatë Vardarit do të përforcohet përkohësisht.

Temperatura minimale do të jetë nga 9 deri 19 gradë celsius, ndërsa maksimalja nga 24 deri 34 gradë celsius. UV indeksi do të jetë 7.
 
Në Shkup mot i ngjashëm, me diell dhe me vranësira mesatare. Temperaturat do lëvizin prej 15 deri në 28 gradë Celsius.
 
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike noftoj që sot moti do të jetë kryesisht stabil dhe me diell dhe me erë të dobët deri në mesatare veriperëndimore, e cila përgjatë Vardarit do të përforcohet të mërkurën dhe të enjten. Të mërkurën do të ketë kushte për paraqitjen e shiut të rrëmbyeshëm afatshkurtër i shoqëruar me erë. Këtyre ditëve në mëngjes, veçanërisht në pjesët më veriore moti do të jetë më i freskët.