Maqedoni
Në RMV shqiptohen 652 shkelje në trafik
30.08.2021 09:21
Ministria e Punëve te Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e RMV-së ka shqiptuar gjithsej 652 shkelje në trafik....

Ministria e Punëve te Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e RMV-së ka shqiptuar gjithsej 652 shkelje në trafik.
Prej këtyre, 61 automjete lëviznin me një shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, dhe 22 automjete lëviznin me një shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Kështu, 312 shoferë tejkaluan kufirin e shpejtësisë në një zonë të banuar, dhe 340 jashtë zonave të banuara.
Me numër më të madh shkeljesh kryeson Shkupi me një total prej 180 masash, duke përfshirë 105 sanksione për vozitje më të madhe se shpejtësia e lejuar, 17 për vozitje pa patentë shoferi, 25 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, katër për përdorim të telefonit celular, një për kalimin e dritës së kuqe, nëntë për automjete të paregjistruara dhe teknikisht të dëmtuara dhe 9 për parkim të paligjshëm.
Nga MPB thonë se kontrollet e intensifikuara të trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe u bëjnë apel qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion.
