Botë
Uragani “Ida” godet Luizianën, një viktimë, 1 milion shtëpi pa energji elektrike
30.08.2021 09:47
16 vjet pas shkatërrimit nga uragani Katrina, një tjetër uragan godet Luizianën dhe Nju Orleansin...

16 vjet pas shkatërrimit nga uragani Katrina, një tjetër uragan godet Luizianën dhe Nju Orleansin, me erëra të forta, ndërprerje energjie dhe viktima. Një person u vra kur një pemë ra mbi shtëpinë e tij.
Mbi një milion shtëpi në Luiziana janë pa energji elektrikedhe mund të duhen javë për të rivendosur furnizimet. Stuhia solli erëra 150 kilometra në orë, 240 km/orë dhe ata njerëz që nuk u larguan, janë këshilluar të strehohen në vend. Uragani Ida do të testojë mbrojtjen nga përmbytjet në Nju Orleans, të forcuar pasi Uragani Katrina vrau 1800 njerëz në 2005-n.
