Maqedoni
Kandidimet e pavarura, sot skadon afati për mbledhjen e nënshkrimeve
30.08.2021 10:41
Në mesnatë skadon afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatura të pavarura...

Në mesnatë skadon afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatura të pavarura për kryetarë të komunave dhe këshilltarë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Deri më tani, në KSHZ janë dorëzuar 18 lista të kandidatëve të pavarur për kryetarë komunash që kanë arritur të marrin mbështetjen e nevojshme për të nisur garën dhe vazhdon mbledhja e nënshkrimeve për 15 kandidatë të tjerë. Po ashtu janë mbledhur nënshkrimet edhe për 38 lista të pavarura për këshillat komunal, ndërsa 26 të tjera janë në proces.
