Kuvendi i rikthehet punës, deputetët mbaruan pushimin vjetor
Deputetët përfunduan pushimin vjetor, e prej sot rikthehen në vendin e punës....

Deputetët përfunduan pushimin vjetor, e prej sot rikthehen në vendin e punës. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, do të ketë takimin e parë me nënkryetarët dhe koordinatorët e grupeve parlamentare, për të koordinuar aktivitetet dhe seancat e radhës. Paralajmërimet janë se do të ketë një vazhdimësi të disa seancave dhe një seancë të re plenare nga mesi i shtatorit.
Duke i pasur parasysh zgjedhjet, aktivitetet e Kuvendit pritet të jenë me ritëm të zvogëluar për të parandaluar keqpërdorimin e foltores së Kuvendit për propagandë zgjedhore. Java e parë e sesionit parlamentar pritet të kalojë me seanca të komisioneve. Zyrtarisht në ueb faqen e Parlamentit, më 1 shtator, janë caktuar tri seanca të Komisionit për Sistemin Politik dhe Marrëdhënie midis Bashkësive dhe një seancë e Komisionit Ekonomik.
