Maqedoni

Rëndohet situata Covid, BE sot vendos kufizime për tre vende të Ballkanit

30.08.2021 11:16

Bashkimi Evropian, nga sot, pritet të vendosë kufizime në udhëtime për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Malit të Zi...

Bashkimi Evropian, prej sot, pritet të vendosë kufizime në udhëtime për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Malit të Zi, për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike.

Kjo do të thotë se hyrja në BE nuk do të lejohet, pos në rastet kur udhëtimet janë të domosdoshme ose kur qytetarët kanë leje vendbanimi në ndonjërin vend të bllokut. Kufizime në udhëtim pritet të ketë edhe për qytetarët e Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Libanit.

BE-ja i ka hapur kufijtë për qytetarët e Ballkanit Perëndimor në qershor, përpara fillimit të sezonit veror dhe pas përmirësimit të situatës epidemiologjike. Por, varianti “Delta” ka shkaktuar rritje të numrit të të infektuarve në javët e fundit. Për të qenë në listën e “vendeve të sigurta”, një vend duhet të regjistrojë maksimumi 75 raste të reja në 100 mijë banorë, në dy javët e fundit.