Maqedoni
Anulohet gjykimi për “Parcelat në Vodno”, prokurorja Stefanova do të testohet për Kovid-19
30.08.2021 14:16
Seanca për rastin “Parcelat në Vodno” u anulua sërish për shkak të prokurores, Lile Stefanova, e cila do të testohet për KOVID-19...

Avokati mbrojtësi i të akuzuarit në këtë rast, Sasho Mijallkovit, pas anulimit të seancës theksoi se shtyrja ka bazë për shkak të masave në fuqi anti Covid, por shtoi se palët jogjithherë janë të barabartë në procedura gjyqësore.
“U informuam se prokurorja ka kërkuar shtyrje të seancës për shkak se ka qenë në kontakt me person me Covid-19, kjo është arsye për anulim në këtë situatë, ku vlejnë masat për pandeminë, por pyes veten se çfarë do të kishte ndodhur nëse diçka e tillë do t’i kishte ndodhur njërit prej mbrojtësve. Me siguri do të ishte thirrje, se është lëndë paraburgimi dhe se është procedurë urgjente, kështu që zvarritet, por asnjëherë kjo nuk ka ndodhur me prokurorinë, që tregon sa janë të barabartë palët në procedurë.”,- deklaroi avokati mbrojtës, Zvonko Davidoviq.
Rastin e udhëheq gjykatësi Ilija Tërpkov. Sipas akuzës, Gruevski është akuzuar për veprat “larje parash dhe për fitim kundërligjor dhe fshehje të pronës”, kumbari i tij, Risto Novaçevski, biznesmenët Nenad Josifoviq, Orce Kamçev dhe Ratka Kunovska Kamçeva akuzohen për “larje parash”, ndërsa kushëriri i parë i Gruevskit dhe ish drejtor i DSK-së, Sasho Mijallkov, është akuzuar për “ndihmë gjatë veprës penale larje parash dhe punë tjera të kundërligjshme”.
ZEKRIJA MEXHITI
