Maqedoni

Ndahet nga jeta Artisti i Merituar, Sherif Merdani

30.08.2021 14:38

Sherif Merdani mbylli përgjithmonë sytë të dielën, në moshën 81-vjeçare....

Sherif Merdani mbylli përgjithmonë sytë të dielën, në moshën 81-vjeçare.
 
Karriera e Sherif Merdanit nisi në vitet ‘70, por vrulli u pre në mes nga diktatura komuniste. Pjesëmarrja e tij në Festivalin e 11-të, ashtu si për artistë të tjerë rezultoi e pakompromis! Ai u përndoq nga diktatura e Enver Hoxhës dhe kaloi në burg 16 vite të jetës.
 
E që nga ajo kohë Merdani nuk ishte më vetëm këngëtari që me pasion të thellë i kendoi nënës dhe dashurisë,  por një simbol rezistence ndaj censurës në art. 
 
Pjesëmarrës në dhjetra festivale, Merdani i fali muzikës së lehtë shqiptare disa prej këngëve më të bukura si “Kënga e nënës”, “Duart e tua”, “Pa harrim”, “Të pres në Tetor” etj.
 
Pas rënies së regjimit komunist, Sherif Merdani punoi edhe si diplomat në ambasadën shqiptare në Romë.