Maqedoni
Isjanovski: Imunizimi i popullatës në rrugën e duhur
30.08.2021 15:49
Imunizimi i qytetarëve në vend po shkon në rrugën e duhur, vaksina ka mjaftueshëm...

Imunizimi i qytetarëve në vend po shkon në rrugën e duhur, vaksina ka mjaftueshëm, theksoi drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Publik në Shkup, Viktor Isjanovski. Mbi 1 milion e 200 mijë doza të vaksinës janë aplikuar dhe po kryhet vaksinimi edhe sot, ndërsa nga ana e qytetarëve ka interes edhe për dozën e tretë.
“Mendoj se imunizimi i popullatës në vend është duke shkuar në rrugën e duhur. Interesimi për t’u vaksinuar është rritur edhe tek të rinjtë nga mosha 13 vjeçare dhe siç janë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë të rinjtë vaksinohen me vaksinën Pfizer.”,- deklaroi drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Publik – Shkup, Viktor Isjanovski.
Isjanovski: Pandemia ndikon në shëndetin mendor
Përveç problemeve shëndetësore që COVID-19 ka sjellë për miliona njerëz në botë, është edhe një pjesë e madhe që ka përjetuar edhe probleme me shëndetin mendor, thotë psikologu, Viktor Isjanovski. Sipas tij, simptomat më të shpeshta janë depresioni dhe ankthi dhe janë paraqitur më shumë tek qytetarët që njëkohësit të gjatë kanë qenë të hospitalizuar si pasojë e Covid-19.
“Sulmon në pjesën psikologjike, si psikiatër mund të them se kjo ndikon në shëndetin e njeriut. Tani më do bëhen 2 vite në mars pas paraqitjes së pandemisë dhe e gjithë kjo ka ndikim të madh në shëndetin mendor tek qytetarët.”,- tha drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Piublik – Shkup, Viktor Isjanovski.
Ndërsa pika e vaksinimit në Bit Pazar është mbyllur pas hapjes së pikës së vaksinimit në sallën e vogël, Boris Trajkovski. Në vend gjatë ditës vaksinohen mbi 10 mijë qytetarë.
REJHANE BUSHI METAJ
