Maqedoni

Subvencionimi i racioneve ushqimore, MASh: Afati për aplikim përfundon të martën

30.08.2021 18:09

Të martën, skadon afati i aplikimeve për subvencionet ushqimore të studentëve të rregullt...

Të martën, skadon afati i aplikimeve për subvencionet ushqimore të studentëve të rregullt në universitetet shtetërore dhe private në vend.

MASh u bën thirrje studentëve që sot dhe nesër të plotësojnë aplikimin, që të marrin pagesën e parë në vlerë prej 2, mijë e 400 denarë në fillim të tetorit.

Afati i ardhshëm i aplikimit për këtë subvencion është nga 1 deri më 31 tetor 2021, për studentët nga viti i ri akademik dhe ata që nuk janë regjistruar në semestrin veror.

Racioni i subvencionuar i studentëve është një zgjidhje sistematike e rregulluar me ligj.

MASh pret që këtë masë ta shfrytëzojnë rreth 40 mijë studentë. Aktualisht kanë aplikuar vetëm 15 mijë e 627 studentë.