Maqedoni
Kovid 19: 32 viktima, 299 të infektuar, 545 të shëruar
30.08.2021 19:40
Ulen ndjeshëm rastet e reja me Covid-19, ndërsa numri i viktimave vazhdon të rritet...

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 299 raste të reja me Covid nga 2628 testet të kryera.
Ndërsa numri i rasteve të reja vazhdon të bjerë dita-ditës, numri i viktimave vazhdon të rritet.
Në 24 orët e fundit janë shënuar 32 viktima duke e çuar numrin e viktimave në total në 5901 viktima që nga fillimi i pandemisë.
Po ashtu janë shëruar edhe 545 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në total në 155 545 pacientë. Numri i rasteve aktive është 14077.
