Maqedoni

Parashikimi i motit

31.08.2021 09:03

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot kryesisht të qëndrueshëm...

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot kryesisht të qëndrueshëm me diell dhe me erë të dobët në drejtim perëndimor. UV-indeksi do të jetë 7.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 8 deri 17 gradë celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 26 deri 33 gradë celsius.

Në Shkup mot do të jetë i ngjashëm, temperatura minimale do jetë 13 gradë ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 32 gradë celsius.

Gjatë ditës së nesërme moti do të jetë me diell me vranësira mesatare, ndërsa gjatë pasdites dhe në mëngjes në pjesët veriore të vendit vranësirat do të rriten dhe do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut.