Maqedoni
130 shkelje të komunikacionit në Shkup, 28 sanksione për tejkalim të shpejtësisë, 20 pa patentë shoferi
31.08.2021 09:28
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 130 shkelje në trafik.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 130 shkelje në trafik.
28 sanksione ishin për vozitje më të madhe se shpejtësia e lejuar, 20 për vozitje pa patentë shoferi, 4 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, gjashtë për përdorim të telefonit celular , dy për kalimin e semaforit, 14 për automjete të paregjistruara dhe teknikisht të dëmtuara dhe 47 për parkim të paligjshëm.
Nga MPB thonë se kontrollet e intensifikuara të trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe u bëjnë apel qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion.
