Maqedoni

Shkup, arriti grupi i parë prej 149 qytetarëve afganë

31.08.2021 08:48

Me aeroplanin e kompanisë “Kamair”, mbrëmë në Aeroportin ndërkombëtar Shkup, nga Tbilisi ateruan 149 reugjatët e parë afganë....

Me aeroplanin e kompanisë “Kamair”, mbrëmë në Aeroportin ndërkombëtar Shkup, nga Tbilisi ateruan 149 reugjatët e parë afganë. 

Menjëherë pas aterimit, një grua në javën e 39-të të shtatzënisë, burri i saj dhe fëmija, me automjet të Ndihmës së shpeshtë u dërguan në Klinikën gjinekologjike në Shkup për kontroll. Me automjet tjetër u tranferua edhe një person, por ende priten informata për shkakun e përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore. Në grupin e të ardhurve ka edhe 4 gra të tjera shtatzënë.
 
Për strehimin e tyre dhe për logjistikën e tyre, kujdesen organizatat ku kanë punuar këta qytetarë të cilat  I mbulojnë shpenzimet. Por qeveria është e gatshme të ndërhyjë nëse paraqiotet nevoja. Në ditët në vijim, do të procesohen aplikacionet për destinacionet e tyre të fundit.
 
Ministria e Shëndetësisë së bashku me institucionet shëndetësore do t’u ofrojë mbrojtje të plotë shëndetësore. Pas testeve për praninë e virusit Sars Cov 2, ata që dalin pozitivë do të karantinohen për 14 ditë. Nëse shprehin dëshirë për vaksinë kundër Kovid-19, do të vaksinohen.
 
“Arriti grupi I parë prej 149 qytetarëve nga Afganistani për të cilët shteti shprehi gatishmëri t’u sigurojë strehim të përkohshëm. Ata janë njerëz të cilët janë të punësuar në organizata ndërkombëtare dhe organizata ndërkombëtare partnere me të cilat kemi punuar ne dhe aleatët tanë në këto 20 vite në Afganistan. Bëhet fjalë për burra, gra dhe kryesisht fëmijë me të cilët, kemi bashkëpunuar dhe ndarë vlerat tona, e të cilëve, jo për faj të tyrin, u rrezikohet jeta. Prandaj vendosëm t’u dalim në ndihmë në momentin kur u nevojitet dhe t’iu mundësojmë strehim të përkohshëm. Ne kemi dhënë pajtim tani për tani për 750 qytetarë, gra dhe fëmijë me emër dhe mbiemër të cilët paraprakisht u paralajmëruan dhe kontrolluan se janë pjesë e organizatave ndërkombëtare me të cilët kemi bashkëpunuar ne, ushtria jonë, organizatat tona partnere. Ky grup arriti të dale nga Afganistani përmes Tbilisit të arrijë në Shkup.”, tha Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme.