Botë
SHBA përfundon tërheqjen, talebanët: Tani Afganistani është i pavarur
31.08.2021 09:52
Avionët e fundit amerikanë u larguan nga aeroporti i Kabulit, duke i dhënë fund luftës 20-vjeçare për SHBA-në....

Avionët e fundit amerikanë u larguan nga aeroporti i Kabulit, duke i dhënë fund luftës 20-vjeçare për SHBA-në.
Avioni i fundit u ngrit nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kabulit në mesnatë me orën afgane. Në bord ishin ambasadori amerikan dhe një gjeneral, i fundit që u largua nga vendi. Për të festuar ngritjen e fluturimeve të fundit amerikane, talebanët qëlluan në ajër në zona të ndryshme të kryeqytetit afgan. Thirrje gëzimi u dëgjuan nga pozicionet në zonën e dikurshme të gjelbër.
Gjenerali Kenneth McKenzie, kreu i komandës qendrore amerikane , siguroi se nuk ka ushtarë amerikanë në Afganistan, të gjithë ata janë larguar nga vendi, ndërsa mbetur më pak se 250 civilë amerikanë. Tani, Shtetet e Bashkuara e kanë zhvendosur praninë e saj diplomatike nga Kabuli në Doha të Katarit, ku talibanët e kanë një zyrë politike.
Pas largimit të trupave të fundit amerikane nga Kabuli udhëheqësit talebanë kanë mbërritur në aeroportin e Kabulit dhe kanë deklaruar për gazetarët se vendi ka fituar pavarësinë e plotë, ndërsa ka theksuar se kërkojnë marrëdhënie të mira me SHBA-të dhe botën.
