Maqedoni

Fillimi i shkollës në Strugë e Kërçovë, komunat kërkojnë shtyrje ose mësim online

31.08.2021 10:14

Për shkak të gjendjes së keqe epidemiologjike dhe rritjes së numrit të pacientëve me Covid 19...

Për shkak të gjendjes së keqe epidemiologjike dhe rritjes së numrit të pacientëve me Covid 19, komuna e Strugës dhe ajo e Kërcovës, kanë ndarë shqetësimet e tyre për sigurinë e nxënësve e mësuesve.
 
Komuna e Strugës kërkon që fillimi i vitit shkollor atje, të shtyhet për më 20 Shtator. Komuna e arsyeton këtë kërkesë me faktin se situata me virusin është më serioze se një vit më pare ur u mësua online.
 
Edhe shtabi i krizës në Kërcovë iu drejtua Komisionit për sëmundje ngjitëse me Kërkesën për shtyrje të fillimit të vitit shkollor, ose mbajtjen e mësimit nga distanca në kohë të caktuar, për të zbutur  përhapjen e virusit në mesin e banorëve të Kërçovës. Të njejtën kërkesë kanë drejtuar ehde nga komuna Mavrovë Rostushë. Shkolat në Dibër ndërkohë thonë se i plotësojnë kushtet për mësim me prani fizike.