Maqedoni
Dendias në Shkup, takime me krerët më të lartë të shtetit
31.08.2021 10:38
Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani sot është nikoqir i homologut të tij grek Nikos Dendias...

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani sot është nikoqir i homologut të tij grek Nikos Dendias, në vizitën e tij zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
Në pjesën e bashkëpunimit bilateral, fokus i bisedave është dinamika e takimeve në nivel më të lartë, përparimi i bashkëpunimit dypalësh, gjendja dakorduese, që vijon pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës edhe për aktivitetet e zbatuara sipas Marrëveshjes, si nga ana e Maqedonisë së Veriut ashtu edhe nga ana e Greqisë. Pjes e disutimeve do të jetë edhe ekonomia, energjia e padyshim edhe perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut, por edhe implementimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës. Përveç me ministrin e Punëve të Jashtme shefi i Diplomacisë greke do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski, me kryeministrin Zoran Zaev, zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov, si dhe me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi.
