Botë

SHBA, konfirmohet viktima e dytë nga uragani “Ida”

31.08.2021 11:26

Është konfirmuar viktima e dytë në SHBA nga Uragani Ida që shkatërroi Luizianën....

Është konfirmuar viktima e dytë në SHBA nga Uragani Ida që shkatërroi Luizianën. 
 
Sipas raporteve të mediave lokale, guvernatori i shtetit John Bel Eduards ka paralajmëruar se numri i viktimave është “dukshëm” më i rëndë.
 
Mijëra njerëz po punojnë për të sjellë lehtësim për ata që preken nga fatkeqësia. Nju Orleans shpëtoi nga më e keqja, falë sistemit të nivelit të ndërtuar pas Uraganit Katrina. Komunitetet në perëndim dhe në jug të qytetit u shkatërruan plotësisht nga stuhia.