Botë

Nigeri, 63 persona të vdekur nga kolera javën e fundit

31.08.2021 11:55

Në Nigeri të Afrikës Perëndimore brenda javës së fundit 63 persona kanë humbur jetën nga epidemia e kolerës.....

Në Nigeri të Afrikës Perëndimore brenda javës së fundit 63 persona kanë humbur jetën nga epidemia e kolerës.
 
Sipas të dhënave javore të publikuara nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve e Nigerisë (NCDC), 63 persona vdiqën javën e fundit në vend nga epidemia e kolerës.
 
Teksa epidemia përhapet në provincat tjera, 3.098 persona u diagnostikuan me kolerë gjatë kësaj kohe.
 
Në të gjithë vendin që nga janari 58.698 persona janë diagnostikuar me kolerë dhe gati 2.000 persona tjerë humbën jetën./Top Channel