Botë
Ndryshime në qeverinë greke, Mitsotakis pritet të bëjë lëvizjen e disa ministrave pas zjarreve masive
31.08.2021 13:05
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka vendosur të bëjë ndryshime në qeveri....

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka vendosur të bëjë ndryshime në qeveri.
Sipas burimeve pranë zyrës së tij, do të bëjë lëvizjen e disa ministrave pas zjarreve masive gjatë këtij muaji por edhe për shkak të menaxhimit të pandemisë.
Sipas disa sondazheve të fundit, partia në fuqi “Demokracia e re” regjistron një diferencë nga partia opozitare “Syriza” për herë të parë më të vogël se ajo në zgjedhjet e 2019, rreth 8%.
Postet kryesore të cilat thuhet se do të ndryshohen janë ato të ministrit të Mbrojtjes së Qytetarit, të Shëndetësisë, etj./Top Channel
