Maqedoni
Anti-Korrupsioni: Të respektohet Kodi Zgjedhor
31.08.2021 14:03
Institucionet duhet ta respektojnë Kodit Zgjedhor dhe Ligjin për Parandalim të korrupsionit....

Institucionet duhet ta respektojnë Kodit Zgjedhor dhe Ligjin për Parandalim të korrupsionit. Ato nuk duhet të kërkojnë mendim nga Komisioni për Anti-Korrupsion për të krijuar alibi për ndërtim të objekteve, punësime, apo për shitje të pronave shtetërore, potencojnë nga Anti-Korrupsioni, duke sqaruar se ky institucion nuk ka një kompetencë të tillë.
“Pa përkatësi politike, nuk ka punësime, apo avancim. Ky ishte perceptimi i të anketuarve dhe kjo në vete tregon se politika me të vërtet i përzien të njëjtit në këto procese.”,- deklaroi kryetarja e Komisionit për Anti-Korrupsion, Biljana Ivanovska.
Anëtarët e Komisionit për parandalim të korrupsionit i prezantuan të dhënat për atë se cila nga komunat apo ministritë kanë dorëzuar kërkesë për mendim në lidhje me Kodin Zgjedhor.
“Numri më i madh i kërkesave, apo gjithsej 52 kërkesa të dorëzuara kanë të bëjnë me marrjen e mendimit apo miratimit që institucionet të veprojnë në lidhje me punësimet.”,- u shpreh anëtarja e Komisionit për Anti-Korrupsion, Katica Nikollovska.
Nuri Bajrami sqaron se nuk është e lejuar që në kushte të dorëheqjes së drejtorit të Doganave, apo institucioneve tjera, të paralajmërohet se kush do të jetë drejtori i ardhshëm.
"Ose politika të heq duart nga shkelja e këtij kodi zgjedhor, ose le të ndërrohet ligjet dhe pastaj le të vendosen personat udhëheqës në bazë të linjës partiake.”,- theksoi anëtarja në Komisionin për Anti-korrupsion, Nuri Bajrami.
Komisioni për Anti-Korrupsion thotë se do të sjell vendim për inicimin e procedurave për funksionarët të cilët kanë shkelur ligjin.
ERSAN PAJAZITI
