Maqedoni
Filipçe: Spitalet të stërngarkuar me pacientë të pavaksinuar
31.08.2021 14:24
Spitalet në vend janë të stërngarkuar nga pacientë të cilët nuk janë të vaksinuar...

Spitalet në vend janë të stërngarkuar nga pacientë të cilët nuk janë të vaksinuar, bën të ditur ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe. Në tërë vendin ka gjithsej rreth 1000 pacientë të hospitalizuar, ndërsa më të ngarkuara janë spitalet në Tetovë, Gostivar, pastaj pasojnë Kërçova, Struga dhe Ohri.
“Në shtet ka gjithsej rreth 1000 pacientë të hospitalizuar. Më të ngarkuara edhe më tutje janë spitalet në Tetovë, Gostivar, pjesërisht në Kërçovë, Strugë dhe Ohër, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.”,- tha ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.
Në kafene vetëm të vaksinuarit plotësisht
Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, tha se ekspertët e imunizimit po përgatisin heqjen e lejes për hyrje në restorante dhe ngjarje të tjera për personat që kanë marrë vetëm një dozë të vaksinës, ndërsa nuk parashihet vendosja e orës policore.
“Hyrja do të lejohet vetëm për personat që janë vaksinuar plotësisht. Qëllimi i ashpërsimit të masës është që sa më shumë qytetarë të vaksinohen.”,- u shpreh ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.
Vaksinimi mbetet mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga virusi. Dozën e parë të vaksinës vikendin e kaluar e kanë marrë 9.240, ndërsa gjithsej janë vaksinuar 18.292 qytetarë. Deri tani Me një dozë është vaksinuar 43% e popullsisë, por ka dallime nëpër qytete. Prej 50 deri në 55 % është regjistruar vaksinimi i popullsisë në Ohër, Kavadar, Negotinë e Resnjë.
Ndërsa në Gostivar përfshirja është tejet e ulët, afër 20%. Edhe vendimi i BE-së që RMV-ja të vendoset në listën e vendeve jo të sigurta për udhëtim ka për qëllim nxitjen e vaksinimit të popullsisë, ka thënë ministri.
REJHANE BUSHI METAJ
