Maqedoni

Koalicionet parazgjedhore, Grubi: Koalicioni ASh-VMRO, pa entuziazëm

31.08.2021 16:06

Partitë politike të interesuara për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale vazhduan promovimin e kandidatëve..

Partitë politike të interesuara për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale vazhduan promovimin e kandidatëve për kryetarë komunash dhe vizionin e tyre për menaxhimin në nivel lokal. Nuk munguan as komentet dhe akuzat e ndërsjella për bashkëpunimet dhe koalicionet e mundshme parazgjedhore. Në qendër të vëmendjes, Qyteti i Shkupit. Zyrtari i lartë i BDI-së, Artan Grubi, konsideron se bashkëpunimi i opozitës shqiptare me opozitën maqedonase nuk do të gjejë përkrahjen e ndërsjellë nga vetë anëtarësia dhe votuesit tyre.
 
“Pres ta publikojnë atë marrëveshje dhe të shoh reagimet e votuesve të tyre, pasi reagimet fillestare nëpër rrjetet sociale nuk janë shumë entuziaste për arritjen e koalicionit 27. Më vjen keq që opozita shqiptare vazhdon me tregimin për një Shkup në anën e majtë dhe një Shkup tjetër në anën e djathtë; për një Shkup për njërën palë dhe një Shkup për të tjerët duke përkrahur kandidat të VMRO-DPMNE-së përmes një truku të lirë të një kandidature të pavarur dhe nuk përkrah fabul për një Shkup për të gjithë.”,- deklaroi Artan Grubi nga BDI.
 
Nikollovski: Bashkëpunimi opozitar frikëson pushtetin
 
Mirëpo opozita maqedonase konsideron se vendimi i VMRO-DPMNE-së për t’u hapur për bashkëpunim parazgjedhor edhe me partitë e bllokut shqiptar e frikëson koalicionin e shumicës. 
 
“Zgjatja e dorës për bashkësitë e tjera etnike në Maqedoni nga pushteti aktual është pranuar me frikë pasi janë të vetëdijshëm se ky është një front unik që do t’i fitojë. Sa i takon koalicionit, është ëmë mirë që  Grubi flet për koalicionin e vet, që është koalicion i krimit. Prandaj, ne bëjmë koalicion për luftë me krimin dhe korrupsionin që duhet të sjell ndryshimin dhe ndryshimi do të ndodh menjëherë pas zgjedhjeve lokale.”,- tha Aleksandar Nikollovski nga VMRO-DPMNE.
 
Kreu aktual i Qytetit të Shkupit, Petar Shilegov, nuk komentoi akuzat e kundërkanditëve. Konsideron se në garën për një mandat të dytë do të fitojë që në rrethin e parë. 
 
SHPËTIM NUREDINI