Maqedoni
Nesër fillon viti i ri shkollorë, pandemia imponon mësim me protokolle
31.08.2021 16:35
Gjendja epidemiologjike imponon që viti shkollorë të nisë me aplikimin e masave të parashtruara nga autoritet shëndetësore...

Gjendja epidemiologjike imponon që viti shkollorë të nisë me aplikimin e masave të parashtruara nga autoritet shëndetësore, të cilat kanë propozuar protokolle konkrete për punën e shkoillave. Protokollet parashohin dezinektimin e durëve në hyrje dhe matje të temperaturës, lëvizje në korridore me distance fizike, pa kontakt fizik dhe mbajtje e maskave, janë disa nga masat me të cilat do të nisë ky vit shkollorë. Edhe shkollëa fillore Hasan Prishtina në Shkup, tanimë ka bërë pregaditjet në përputhje me protokollin ku është kryer fillimisht dezinfektimi, deratizimi dhe dezinsekcimi i shkollës. Poashtu janë vendosur edhe matriale edukative se si duhet të sillen nxënësit gjatë qëndrimit në shkollë.
“Ne si shkollë jemi furnizuar me të gjitha mjetet e kërkuara të parapara me protokollin e Ministrisë,kemi dezinfektues aq sa duhet, maska të parapara,për shkak se ditën e parë,nesër do të përmbahemi që nxënësit para hyrjes mos të jenë pa maska,të dezinfektohen dhe të ja u masim temperaturën para hyrjes në shkollë. Gjitha pregaditjet tjera që janë të parapara për formimin dhe rregullimin e klasave para hyrjes në shkollë,me stafin pedagogjik dhe arsimtarët jemi të gatshëm të fillojmë dhe ti zbatojmë aq sa duhet masat e parapara.”, tha Luljeta Qerimi, Drejtoreshë e SH.F Hasan Prishtina-Çair.
Hyrja dhe dalja e nxënësve nuk duhet të jentë në të njëjtën kohë, prandaj do të organizohet me dallim prej 5 minutave me qëllim që të iket grumbullimi i nxënësve, si dhe do të aplikohet një orar ndryshe për pushimin e gjatë, ku klasat do të ndahen në grupe të ndryshme varësisht nga gjeneratat të cilët do të jenë patjetër nën përkujdesje të arsimtarëve. Protokollet janë të ngjashme edhe për shkollat e mesme.
LEONORA KALIQI
