Maqedoni
Zgjedhjet lokale, 25 kandidatë të pavarur kanë siguruar firmat
31.08.2021 16:56
Afati i fundit për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidaturat e pavarura për kryetarë dhe këshilltarë...

Afati i fundit për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidaturat e pavarura për kryetarë dhe këshilltarë për zgjedhjet vendore të caktuara për 17 tetor ka përfunduar. Nënshkrimet e nevojshme i kanë siguruar 25 kandidatë të pavarur njoftuan nga KShZ. Janë mbledhur nënshkrimet edhe për 57 lista këshilltarësh.
13 lista këshilltarësh dhe 12 kryetarësh nuk arritën të mbledhin nënshkrimet e mjaftueshme. Me përfundimin e afatit për mbledhjen e nënshkrimeve rrjedh afati për dorëzimin e listave për kandidatë e që skadon më11 shtatorë apo 35 ditë para ditës së zgjedhjeve. Dokumentacionin e kompletuar kandidatët duhet ta dorëzojnë komunat përkatëse ku ata do të garojnë.
Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve gjithashtu njoftojnë se deri më 30 gusht deri në orën 24:00, gjithsej 9890 persona janë kontrolluar në listën e zgjedhësve, janë paraqitur gjithsej 18 kërkesa për regjistrim në listën e zgjedhësve, 18 kërkesa për fshirjen e të dhënave nga lista e zgjedhësve dhe 11 kërkesa për ndryshimi i të dhënave në listën e zgjedhësve.
Ndryshe deri në fund të javës KShZ pret që të arrijnë edhe aparatet për gjurmët e gishtërinjve.
NAIM RAMADANI
