Maqedoni

Gostivar, shkëmbim akuzash mes BDI-së dhe ASh-së

31.08.2021 19:11

BDI - dega në Gostivar, ka akuzuar kryetarin aktual të kësaj komune, Arben Taravarin...

BDI - dega në Gostivar, ka akuzuar kryetarin aktual të kësaj komune, Arben Taravarin, për promovim dhe përvetësim në projekte të huaja.
 
Në këtë kontekst ata përmendin rritjen e pagave për 75%, por siç thonë nga BDI, ka ndodhur si rezultat i rritjes së pagës minimale në nivelin qendror nga qeveria qendrore. 
 
I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit aktual të Gostivarit, Arben Taravari, i cili këto akuza i ka hedhur poshtë.
 
Përplasjet mes BDI-së dhe opozitës shqiptare vijnë në prag të zgjedhjeve lokale, të cilat do të mbahen në tetor të këtij viti.
 
LULZIM HAZIRI