Botë

Edhe 26 viktima nga koronavirusi në Kosovë

31.08.2021 20:08

Në Kosovë u konfirmuan të martën edhe 26 viktima nga koronavirusi...

Ministria e Shëndetësisë njoftoi edhe për 1,383 raste pozitive. Rastet e reja rezultuan pas testimit të 11,472 mostrave.
 
Shifra prej 1,383 i bie që rreth 12 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë. Në 24-orëshin paraprak, 996 pacientë u shëruan, ndërsa raste aktive me koronavirus aktualisht janë 26,886.
 
Deri të martën, në Kosovë janë dhënë mbi 825,000 vaksina kundër koronavirusit. Në total, 276,890 qytetarë janë vaksinuar me nga dy doza./evropaelire