Maqedoni

Parashikimi i motit

01.09.2021 09:02

Moti në vend do të jetë me diell me vranësira mesatare...

Moti në vend  do të jetë me diell me vranësira mesatare, pasdite kryesisht në pjesët veriore vranësira do të rritet dhe do të ketë paraqitje të shiut të shkurtër të rrëmbyeshëm dhe bubullima të rralla. Do të fryejë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit përkohësisht erë e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor.

Temperatura gjatë mëngjesit do të jetë nga tetë deri 18 gradë celsius, ndërsa maksimalja nga 23 deri 32 gradë celsius.
 
Në Shkup, moti paradite do të jetë me diell dhe vranësira mesatare, ndërsa pasdite pritet të ketë reshje të shiut. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 26 gradë celsius.
 
Të enjten do të do të vazhdojë era në drejtim verior dhe do të nxis rënie të temperaturës ditore për disa gradë.